Ose me Bashën ose me Ramën, ndajeni mendjen!

Këta pranojnë se është sulmuar dhe është bërë komplot ndaj PD e Opozitës e nuk pranojnë se ky komplot ishte pikërisht kundër Bashës, sepse ai ishte kryetari i PD dhe i Opozitës!

Këta e kanë akuzuar Bashën si peng të Ramës e ndërkohë thonë se Rama nuk e kapte dot Opozitën e prandaj bashkëpunojë me ish agjentin e FBI!

Berisha gjithë inatin e ka me SHBA për ‘non gratën’, jo me Ramën e McGonigal

Këta i qahen Ramës e harrojnë se këta nuk ishin asgjë në kohën kur Rama sulmonte Bashën! Tani këta duhet ta ndajnë mendjen është i kapur apo jo Basha?! Nëse këta ishin me Bashën dhe e pranonin atë kryetar? Nëse Basha paska qenë lider i dobët përse Rama duhet të bënte një komplot kaq shumë të sofistikuar sa edhe KBB do e kishte zili?

Këta ishin të parët që si asnjëherë në histori deshën të ngrinin një komision brenda PD për të hetuar të “famshmet” rubla ruse e sot janë po këto që thonë e pranojnë se ishte një çështje e nxitur nga Rama dhe ish agjenti i FBI!

Nuk vini kurrë në pushtet, jo pse jeni “Non Grata”, por sepse nuk keni asnjë kauzë të sinqertë me shqiptarët e demokratët e çdo gjë e trilloni, krijoni, sofistikoni dhe e bëni kauzë vetëm në shërbim të halleve e interesave personale! Sa më shumë sulmoni padrejtësitë Bashën duke e fajësuar edhe për lindjen e ardhjen në jetë, aq më shumë e fundosni PD e aq më pak e bëni të mundur mundësinë e saj për të marr pushtetin!

Latest articles

Related articles