Fati i madh i demokratëve; SHBA di gjithçka – REDAKSIONALE

Ka një qetësi në kampin e PD pro amerikane që nuk e gjen në kampin tjetër të socialistëve dhe as tek ajo e Foltores së Berishës. Skandali McGonigal ka dalë në spërfaqe nga një hetim i përkryer që Departamenti i Drejtësisë dhe magjistratët e tij kanë kryer ndaj ish drejtorit të lartë të FBI, McGonigal. Kjo i ka qetësuar demokratët që kanë nisur të presin me durim të admirueshëm gjithçka deti po i sjell në bregun e tyre.

Ndryshe nga to, Edi Rama duket tejet i axhituar dhe i turbulluar saqë ndonjëherë shpërthimet e tij mbulojnë cicërimat në Tuitër për t’iu përgjigjur më shumë SHBA se sa një tjetër grupi po kaq të axhituar si ai i Foltores. Këto të fundit janë duke u përpjekur më kot që të atashojnë akuzat e sajuara kundër PD-së dhe Lulzim Bashës, si akuza kundër Sali Berishës. Sa më shumë ata ulërasin se në fakt akuzat e sajuara të McGonigal janë kundër Berishës akoma më fort flasin mediat si NY Times, Ëall Street Journal apo dhe CNN për lidhjen e ngushtë të Ramës dhe se si ai përdori njohjet me McGonigal për të sajuar një histori kundër Bashës dhe PD në SHBA.

Kryeministri Rama e ka të qartë që sa më shumë të përfitet emri i tij në mediat amerikane aq më i dobët është imazhi i tij në sytë e ndërkombëtarëve në SHBA. Ndërkohë që Sali Berisha e di që sa më shumë të flitet për drejtësinë dhe skrupulozitetin e këtij vendi ndaj institucionet e tij aq më shumë do dëshmohet se SHBA kanë qenë shumë korrekte ndaj tij kur e shpallën nongrata. Një komb dhe shoqëri që ndëshkon me burgim ish drejtuesin e FBI për shtetin e Neë York janë shumë të ndershëm me ligjin dhe nuk e falin lehtësisht shkeljen.

Demokratët e PD që kanë mbështetur vendimin e SHBA kundër Sali Berishës, sot ndjehen të qetë dhe shohin me kërshëri se si deri më dje akuzuesit e PD si nga Partia Socialiste e deri tek Sali Berisha po përplasen me fyerjet e tyre dhe po përpiqen të fshihen si struca në shkretëtirën e turpit politik dhe shoqëror.

Në këto kushte turpi, Sali Berisha që nuk ndjen turp as për kurrgjë, ka vendosur që të thërrasë një protestë të shtunën në 11 shkurt 2023 kundër aferës McGonigal. Ai po përpiqet të fshehë dhe të retushojë historinë e kësaj afere duke i hedhur gënjeshtra për suhqim mendjeve të ndjekësve të tij politikë. Duke shmangur Bashën nga ekuacioni dhe duke e zëvendësuar atë me veten e tij, ai po vetëviktimizohet duke pretenduar që edhe për të ka lobuar Edi Rama kundër. Kjo është ëndrra e tij, për një ditë si 11 shkurti ai të jetë në vendin e Lulzim Bashës, në vendin e njeriut të sulmuar padrejtësisht si nga Edi Rama ashtu dhe nga vetë Sali Berisha. Shndërrimi i fundit i një njeriu të persekutuar nga padrejtësitë që i ka shkaktuar vetes dhe të tjerëve. Poshtërimi i fundit i një politikani që në historinë e Shqipërisë me shumë mundësi do jetë në anën e gabuar sidomos për zgjedhjen që bëri duke dalë me turp dhe nongrata nga politika shqiptare.

Demokratët, ndëkrohë presin të qetë atë që deti i SHBA do t’u sjellë në breg. Natyrisht as kufomën politike të Edi Ramës dhe as atë të Sali Berishës. Thjesht, armët me të cilët do të duhet të godasin tre mamuthët e tranzicionit shqiptar që kanë zënë derën e madhe të një Shqipërie Europiane.

Latest articles

Related articles