CNN: Shqetësuese që ish zyrtari i FBI hapi çështje ndaj lobistit të PD, me dëshminë e Agron Nezës

Kontakti shqiptar

McGonigal u ngrit në detyrë për t’u marrë me disa nga rastet më sensitive të kundërzbulimit në FBI, përfshirë një investigim tepër të rëndësishëm për agjentë të CIA-s të vrarë apo të zhdukur në Kinë. Ai shihej si kompetent, shumë i zgjuar dhe punëtor i madh.

Por më 2017, plot një vit pasi ishte emëruar shef i divizionit të kundërzbulimit në New York, McGonigal u pa në një makinë të parkuar pranë një restoranti në qytet dhe mori 80 mijë dollarë nga një person që më parë kishte punuar me zbulimin shqiptar.

Është një nga dy detajet kryesore të dy aktakuzave kundër McGonigal në New York e Washington, të cilat përfshijnë akuza për pastrim parash, konspiracion për shkelje të sanksioneve amerikane kundër një oligarku rus, dhe deklarime të rreme për FBI.

Për thuajse dy vjet para tërheqjes më 2018, Departamenti i Drejtësisë pretendon se McGonigal efektivisht shiti akses te zyrtarë amerikanë, duke u përpjekur të organizonte takime për individë nga

Bosnjë Hercegovina në emër të personit dikur të lidhur me zbulimin shqiptar.

McGonigal akuzohet se pranoi të paktën 225,000 për shërbimin e tij, gjithçka teksa e gënjente FBI-në për aktivitet e tij, përfshirë udhëtime të shumta në Evropë të paguara nga kontakti shqiptar dhe të bëra pa informuar FBI-në, si dhe për marrëdhënien sekrete që pati me kryeministrin e Shqipërisë.

Pasi u tërhoq më 2018, sipas aktakuzës në New York, McGonigal shkeli sanksionet amerikane duke marrë pagesa ilegale për të ndihmuar përpjekjet e Deripaskës për të hequr sanksionet mbi të, si dhe për të hetuar një rival politik në Rusi.

Për disa oficerë dhe ish-oficerë, sjellja e McGonigal teksa punonte ende në FBI është shumë më e tmerrshme se sa akuzat në lidhje me Deripaskën pas tërheqjes.

Veçanërisht shqetësuese janë dyshimet se McGonigal bëri që FBI të hapte një hetim penal për një qytetar amerikan në të cilin personi i lidhur me zbulimin shqiptar do të shërbente si burim njerëzor – por pa ia zbuluar Byrosë marrëdhënien e vet financiare me atë person.

“Kjo është jashtëzakonisht e rëndë, kaq shumë e gabuar – nëse i ka bërë këtë gjëra që dyshohet, nuk është si një zonë gri”, tha ish-zyrtari i lartë i FBI-

Latest articles

Related articles