Goditet grupi i narkotrafikantëve në Bukuresht, në pranga edhe dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë mes tetë personave të arrestuar gjatë një aksioni policor në Bukuresht të Rumanisë.

Shqiptarët ishin pjesë e një grupi të sofistikuar kriminal që bashkëpunonte me shtetas rumunë për transportin dhe shpërndarjen e drogave të forta si kokaina dhe heroina.

Sipas hetuesve, grupi transportonte kokainë dhe heroinë, veçanërisht nga Holanda, në ngarkesa prej 10-12 kg, të fshehura në makina që dërgoheshin në servise, zakonisht jashtë vendit, për t’u modifikuar me vende të posaçme, për fshehjen e drogës.

Droga më pas shpërndahej dhe shitej në qytete të Rumanisë, Italisë, Francës, Spanjës dhe Shqipërisë.

Droga e sekuestruar nga policia
Operacioni është zhvilluar nga Policët e Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar, Shërbimi Kundër Drogës, së bashku me policët e Drejtorisë së Operacioneve Speciale dhe prokurorët e DIICOT në Rumani.

Sipas hetuesve grupi e nisi aktivitetin kriminal në vitin 2021, kur një shtetas shqiptar vendosi të formonte rrjetin e sofistikuar. Më pas grupit iu bashkuan edhe katër shqiptarë të tjerë.

Gjatë aksionit janë sekuestruar rreth 10 kilogram kokainë, gjysmë kilogram heroinë dhe një sasi rreth 400 eurosh të falsifikuara. Prokuroria kërkoi konfiskimin e 1 milionë euro të grupit kriminal që dyshohet se ishin vendosur nga tregtia e drogës, si dhe të një makine të modifikuar.

Kokaina e sekuestruar ishte e ndarë në pako me logon “IGNITE”.

Latest articles

Related articles