Gjatë një bisede në studio mes gazetarit shqiptar në Francë Genc Burimi dhe ish deputetit Haklaj, është zbuluar edhe një fakt tjetër shumë i rëndësishëm:
Azgan Haklaj: Njoftove opinionin publik që më në fund nuk ka çështje në Paris.
Genc Burimi: Je antiBerishë me patentë.
Azgan Haklaj: Jeni me dy standarde, nga njëra anë thoni që Amerika të hetojë, nga ana tjetër thua Franca të mos hetojë, apo të hetojë se nuk po të kuptojmë tani?
Genc Burimi: Unë nuk thash këtë, unë thjesht thash që avokati francez u habit se si mund të bëhet non grata një njeri me bazën e artikullit të shtypit. Se këtë thonte DASH.
Azgan Haklaj: Cili është vendimi i prokurorisë franceze?
Genc Burimi: Prokuroria nuk e regjistroi dhe unë flas shpejt në Shqipëri dhe kudo.
Azgan Haklaj: Nuk është regjistruar, që të jenë të qartë demokratët e Shqipërisë që nuk ka cështje ndaj Blinken në Paris. E ka përdorur Berisha për të mbledhur demokratët sepse i është bërë me të padrejtë.
Genc Burimi: Jo se nuk është ligjore, nuk u regjistrua sepse në Francë prokuroria mendoi që është një aferë mes një shqiptari dhe një amerikani, nuk e dimë arsyen, por nuk është regjistruar dhe nuk është e drejtë.
Azgan Haklaj: Nuk ka të drejtë shteti francez të hetojë shefin?
Genc Burimi: O zotëri ju shkoni shumë larg, ju i shmangeni kryesoret, edhe njëherë ju vë shah mat. Berisha u shpall non grata nga Amerika mbi bazë artikujsh shtypi, sot Edi Rama ka më shumë se artikuj shtypi, ka hetime.