Një studente kanadeze ka fituar xhekpotin e artë në një shumë prej 48 mln $ me biletën e parë. 18-vjeçarja është e para kanadeze që ka fituar ndonjëherë një çmim kaq të madh. Ja se çfarë ka vendosur ajo të bëjë me paratë.
Fati i fillestarit ka bërë fatlume një studente kanadeze. Juliette Lamour fitoi një xhekpot me biletën e parë të lotarisë. 18-vjeçarja fitoi plot 48 milionë dollarë kanadezë, duke u bërë e reja e parë që ka fituar ndonjëherë një çmim kaq të madh.
Pavarësisht se u pasurua në mënyrë të paimagjinueshme, Juliette synon të qëndrojë me këmbë në tokë. Ajo planifikon të përfundojë studimet universitare dhe të bëhet mjeke.