Një forcë madhore zbuloi Korrupsionin Masiv të Alda Klosit, zyrtare e Kryeministrisë. FAKTET

1.Thyerja e shtëpisë së ish-zyrtares Alda Klosi ka ndodhur më 15 Dhjetor, ora 13-14. (Liqeni Artificial). Policia njoftohet në 14.10 nga Administratori i pallatit, pasi vajza Simona gjen derën e hapur (ora 14.00). Alda Klosi, nuk kishte njoftuar policinë. Më pas deklaron se i kishin humbur sende me vlerë (ora 18.00).

  1. Rozeta Dobi, pastruese ka dëgjuar telefonatën e thyerjes së shtëpisë të Alda Klosit tek vëllai i saj, Altini ( Zogu i Zi). Rozeta dhe Havier Dobi nuk kanë thyer shtëpinë. E pamundur fizikisht të thyente shtëpinë. Qelizat e cel të djalit jashtë TR.
  2. Alda Klosi udhëton me urgjencë në SHBA në prang të Krishtlindjeve. Rikthehet pas (pushimeve/arratisje) në Tiranë,
  3. Me datë 27 dhjetor, Prokuroria e Tiranë, Ndini Tavani, regjistron çështjen duke dyshuar Rozeta Dobin dhe djalin e saj.
  4. Me datë 6 janar 2023, Policia e Tiranës arreston Rozeta Dobin dhe djalin e saj, Havierin. Alda Klosi korrigjon deklarën në Polici se ditën e ngjarjes i janë vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120.000 euro, të cilat kanë qenë në prerje 500 (peseqindeshe) dhe 200 (dyqindeshe) si dhe një shumë prej 30.000 (tridhjetëmije) dollar, të cilat kanë qenë prerje 100 (njëqindëshe).
  5. Me datë 7 janar, Prokurori Ndini Tavani paraqitet në Gjykatë për masën e arrestit. Pastrueses i afrohet avokat Artan Gjermeni, ish gjyqtar deri në tetor 2022 dhe avokat me kohë të plotë.
  6. Prokurori Tavani urdhëron hetime proaktive. Nënë e bir kalojnë natën qelinë të pajisur me përgjues. Biseda për para të tjera.
  7. Operacion policor me 8 janar. Gjenden 404,800 Euro, 8500 Dollarë dhe aksesorë floriri, të gjitha të fshehura në tubin e aspirimit të familjes Dobi.
  8. 3 Shkurt, Rozeta Dobi pranon bashkëpunimin me prokurorin Tavani. Refuzon avokatin Gjermeni. Urdhërohet arrestimi i Alda Klosit. Paratë nuk janë vjedhur. Ja lënë në ruajtje.
  9. Pyetja nga fillimi, kush e theu derën e Alda Klosit, për të nisur çështja dhe zbardhur abuzimi i Shefes së Kabinetit të Arben Ahmetaj.

Latest articles

Related articles