Avokati i PD: Vula e PD-së nuk është shkaku që nuk kemi një kandidat, shkaku është non-grata e Berishës

Ditën e djeshme Gjykata e Apelit te Juridiksionit të Përgjithshëm hodhi shortin për përcaktimin e trupës gjyqësore që do të shqyrtoi çështjen e vulës së PD-së.

Lidhur me këtë çështje dhe kërkesën e depozituar ne apel, Rezart Kthupi, një nga avokatët e çështjes pranë Partisë Demokratike, tha për edicionin e lajmeve në MCN tv, se Gjykata e Apelit vazhdon të mos shpallë datën e gjykimit ndërkohë që është ajo e cila duhet të vendos për legjitimitetin e PD-së.

Pavarësisht kërkesave tona që nga maji i vitit 2022, Gjykata e Apelit vijon të mos shpalli datën e gjykimit dhe mos ta çoj çështjen për gjykim. Tani duke qenë që kemi hyrë në fazën hartës së re gjyqësore, Gjykata e Apelit u plotësua dhe trup gjyqësorë të kënaqshme dhe kemi një trup të re që është shortuar për të shqyrtuar çështjen, ajo ka mundësinë të cakto një datë gjykimi sa më të afërt.

Nëse do të kemi një shqyrtim të drejtë, legjitimiteti do të përcaktojë atë që ju sot e konsideroni si grupi i vulës, ose i z.Alibeaj.

Përfundimi i gjykimit, në këndvështrimin juridik si është bërë vendimmarrja në Gjykatën e Shkallës I, provat me të cilin ishte bazuar, dhe mënyra se si është arsyetuar mbi këto prova, nuk mund të çojnë diku tjetër veçse në rrëzim të atij vendimi dhe pushimin e gjykimit dhe çregjistrimin e atij vendimi.

Në këndvështrimin e tij juridik, avokati Kthupi, vlerëson se çështja ende e pazgjidhur e vulës, nuk është shkaku se pse PD në zgjedhjet e 14 majit nuk mund të dal më një kandidat.

Sipas tij, shkaku i tërë ndasive dhe grupimeve në PD është shpallja non-grata e Berishës, çështje të cilën ai mund ta zgjidhte individualisht e jo duke përfshirë tërë partinë.

Shkaku kryesor për të cilin nuk dilet me një kandidat nuk është vula, vula është pasojë, ose mund të themi çështja lidhet me legjitimitetin e drejtuesve të PD-së, është pasojë. Dmth, shkaku kryesor është shpallja non-grata e z.Berisha, pezullimi i tij nga GP i PD, dhe më pas lëvizja e Berishës për të pretenduar atë që ishte pastrimi i figurës së tij, që nisi si e tillë dhe përfundoi në marrjen ose zaptimin e asaj që quhet pjesa e PD-së, të grupit të Rithemelimit.

Në momentin që gjykata do të vendosi, ajo që është pjesa e ligjshme e PD-së sot, do ti bindet vendimit të gjykatës, këtu nuk ka dyshime, kur gjykata flet ne respektojmë vendimin. Çështja nuk është këtu,

Një person që ka një minimum dhembshurie për PD, duhet të kishte bërë një hap prapa, çështjen e cenimit të dinjitetit mund ta zgjidhjet individualisht, pa qenë nevoja të përfshinte gjithë PD.

Latest articles

Related articles