Aksidentohet autobusi me nxënës në aksin Librazhd-Prrenjas

Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, tek “Kthesa e Murashit”.

Bëhet me dije se në aksident është përfshirë një autobus me nxënës dhe një makinë. Autobusi ishte nisur për në qytetin e Gjirokastrës, ku fëmijët do të zhvillonin dhe një eskursion.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme material. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Latest articles

Related articles