Përmbyset autobusi me 29 pasagjerë në Slloveni, 3 viktima

Mediat atje shkruajnë edhe për të plagosur por nuk dihet ende numri i saktë i tyre.

3 persona kanë humbur jetën pasi një autobus me 29 pasagjerë të huaj në Slloveni është përmbysur.

Sipas asaj që shkruajnë mediat atje pasagjerët në autobus ishin nga Rumania dhe kryesisht në moshën mbi 50 vjeç.

Mësohet se ka edhe të plagosur, por numri i tyre ende nuk bëhet i ditur.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa autoritet atje po kryejnë një kontroll teknik të autobusit për të hedhur më shumë dritë mbi rrethanat e aksidentit tragjik.

Latest articles

Related articles