‘Më erdhi në zyrë dhe më takoi’, Rama tregon si u njoh me ish-zyrtarin e FBI-së

Kryeministri Edi Rama ka treguar sesi u takua për herë të parë me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, Rama u shpreh se McGonigal kishte kërkuar takim me të kur ishte në detyrë dhe shtoi se e priti në zyrën e Kryeministrisë.

Rama nënvizoi se me McGonigal-in ka pasur biseda për situatën në rajon, influencën ruse, por edhe për luftën kundër korrupsionit.

“Jam njohur me të në zyrën time. Ka kërkuar të më takojë. Patjetër, pse kush e ka kërkuar, unëa të? Ai ka kërkuar të më takojë, ka ardhur në zyrën time, e ka priotur, kemi biseduar për gjëra të përgjithshme.

Më ka takuar si kryeministër, ka kërkuar takim, ka ardhur në zyrën time dhe kemi folur së bashku dhe kemi pasur një bisedë shumë interesante mbi rajonin, mbi interesat ruse, Shqipërinë, korrupsionin dhe kështu me radhë”, theksoi ai.

Latest articles

Related articles