Kënga e Luiz Ejllit hyn në “TOP 3” këngët më të klikuara të Eurovision

Festivali i madh evropian i muzikës, Eurovision, publikon çdo muaj në kanalin YouTube listën me 20 këngët më të dëgjuara të këtij festivali ndër vite.

E në listën e këngëve më të dëgjuara të janarit të vitit 2013, fansat e Eurovisionit kanë hasur në një çudi, pasi një këngë e vitit 2006 ka arritur të renditet e dyta në këtë listë.

Bëhet fjalë për këngën “Zjarr e ftohtë” të këngëtarit shqiptar Luiz Ejlli, i cili kishte përfaqësuar Shqipërinë në ‘Eurovision 2006’ me këtë këngë.

Që pas hyrjes së tij në spektkalin Big Brother VIP Albania 2, ai është kthyer në një sensacion në rrjetet sociale, me ç’rast fansat kanë nisur të shprehin interesimin për edhe karrierën e tij të dikurshme.

Latest articles

Related articles