Afera “McGonigal”, Lita paralajmëron: Në 2023 do shohim çudira, Rama sillet si analist në televizione

Teksa në vend dhe në mediat e njohura botërore po “zien” skandali me ish agjentin e FBI, në studion e Faxnews gazetari Lavdrim Lita tha ish agjenti i FBI ka takuar Ramën për të hapur çështjen ndaj Lulzim Bashës, teksa i pranishëm në këto takime ka qenë edhe Agron Neza.

Gazetari tha se Kryeministri Rama duhet të sqarojë këto takime dhe se çfarë informacionesh i ka dhënë FBI sa i takon ish kreut të PD.

Më tej Lita shtoi më tej se hetimet janë të hapura dhe se mund të këtë akuza të reja.

Lita: Janë dy çështje të ndryshme, çështja e McGonigal me rusët dhe ajo shqiptare që i lidh Agron Neza.

Neza zhvillon takimin e parë në shtator të 2017 dhe është prezent në takimin që ish agjenti ka kryer në zyrën e kryeministrit për të goditur apo për ti hapur çështje Bashës.

Vartësit e McGonigal kanë refuzuar që të hapin çështje dhe kanë detyruar atë vetë të hap dosjen duke përdorur Agron Nezën si dëshmitar të rremë 

Kryeministri Rama sillet si analist në televizione dhe nuk jep sqarime se cilat kanë qënë, marrëdhëniet me këtë njeri që është takuar 4 herë. Pra duhet të na sqaroje se çfarë informacioni i ka dhënë zyrës së FBI për Lulzim Bashën, sipas akt-akuzës të FBI. 

Ai nuk ka se çfarë sqaron më në media, duhet të sqaroj SPAK dhe së shpejti komisionin hetimor parlamentar për këto kontakte të papërshtatshme dhe sjelljet jo të denja për një pushtetar. Në SHBA ka nisur nje hetim parlamentar nga Kongresi, edhe çështja e Shqipërisë, ku kongresmenet do i kërkojnë FBI se cilat kanë qenë veprimet FBI për të hapur çështjen ndaj Lulzim Bashës. Hetimet janë të hapura dhe mund të ketë akuza të tjera.

Mediat amerikane dhe më të mëdha po e ndjekin me vëmendje këtë skandal se McGonigal është një nga 4 drejtorët më të mëdhenj të FBI.

2023 do jetë viti që do çudisi shqiptarët me lajme. Do te ketë informacione të reja të aferës McGonigal në Shqipëri, në Bosnje.

Latest articles

Related articles