Një ndërtues shtëpish që jeton në një shtëpi të vogël ekologjike që e ndërtoi me miqtë, thotë se po arrin t’i kursej 600 funte në muaj.
Chris Marsh, 40-vjeç, është mësuar të jetoj në shtëpi të vogël për më shumë se pesë vite.
Shtëpia e tij e parë e vogël ishte ndërtuar nga druri dhe ishte paksa më e madhe sesa ajo në të cilën aktualisht jeton që i kushtoi rreth 50 mijë funte.
Vitin e kaluar ai ndërtoi një mini-shtëpi nga druri me 13 metra katrorë, të cilën e ndërtoi në oborrin e një miku në Riding Mill të Britanisë së Madhe.
Ky ndërtues thotë se kishte shfrytëzuar një shtëpi të marrë me qira që kishte dy dhoma, që i kushtoi 800 funte në muaj, e nëse përfshiheshin edhe faturat për komunalitë që kapnin shifrën prej 135 funte, ai kishte vështirë financiare.
Tani duket se ka bërë zgjedhjen e duhur, ku me 150 funte e kalon muajin në shtëpi e vogël.
Thotë se faturat më nuk janë të larta dhe ngrohjen e merr nga panelet solare që i gjenerojnë energji për ngrohësit.