Tenderi me shkelje, SPAK i kërkon drejtoreshës së AKU të dorëzojë celularin për verifikime

Një tender me shkelje të rënda i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), që ka nisur hetimet.

Sipas mediave, mes të verifikuarve është edhe drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, AKU, Jeta Deda. Kësaj të fundit i është kërkuar të dorëzojë celularin personal bashkë me disa dokumente për të verifikuar rolin dhe veprimet e saj në dhënien e tenderit.

Ende nuk dihet për cilin tender bëhet fjalë, por hetimi që ka nisur përfshin edhe disa zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Bujqësisë dhe institucioneve në varësi.

Latest articles

Related articles