SPAK, BKH dhe Gjykatën e Posaçme do të ruhen nga kjo e mërkurë nga Garda e Republikës


Prokuroria Speciale, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Gjykata e Posaçme do të ruhen nga kjo e mërkurë nga Garda e Republikës. Agjencia qeveritare e mbrojtjes që mbron zyrtarët e lartë, prej 1 shkurtit 2023 ruan dhe prokurorët, hetuesit dhe gjyqtarët e posaçëm.

Deri mëngjesin e kësaj të mërkure institucionet e reja të drejtësisë ruheshin nga efektivët e Policisë së Shtetit. Duke qenë se SPAK, BKH dhe GJKKO konsiderohen objekte të rëndësisë së veçantë, ato do ruhen nga Garda.

Ndërkohë, që prej krijimit të Prokurorisë Speciale dhe Gjykatës së Posaçme, prokurorët dhe gjyqtarët ruhen nga efektivë të Gardës. Edhe drejtuesja e Byrosë Kombëtare të hetimit ruhej nga efektivë të Gardës.

Vendimi i marrë në korrik të vitit të kaluar, ka nisur zyrtarisht zbatimin këtë të mërkurë më datë 1 shkurt. Institucioni i Gardës së Republikës ruan dhe dy organet e reja të vettingut, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Latest articles

Related articles