Nga Edlira Devolli
Ky “peng” i lirë në rrugën e tij.
Ky lider që denoncoi gjithë aferat korruptive të qeverisë dhe oligarkët emër për emër.
Kudo që drejtoi shkëlqeu, me kontributin e tij në liberalizimin e vizave, në gjithë procesin përgatitor për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, për ndërtimin e “Rrugës së Kombit” që lidhi trojet e ndara, lidhi Shqipërinë me Kosovën.
Nuk bëri kurrë pazare në kurriz të shqiptarëve.
E akuzuan me shpifje e trillime dhe nuk i uli vlerat që të përgjigjej me të njëjtën gjuhë.
Mbi të gjitha, votat që ka marr i ka marr pa u lidhur me krimin, pa u premtuar copëza pronësore e përfitime oligarkëve dhe me makinerinë e trekëndëshit të bermudës kundër.
Pushteti i Edi Ramës dhe akuzat e trekëndëshit të Bermudës, rezultuan një presion i shëmtuar, duke e lidhur përmes financimeve me paratë e krimit, si politikanin shqiptar me mbështetje e influenca ruse. Amerika, që nuk lëkundet nga parimet e të vërtetës, po e çon në kosh të plehrave edhe këtë akuzë ndaj Lulzim Bashës. Tani po shihet e po dalin “pengjet” e verteta.
Lulzim Basha ky i “shitur”, që nuk e “blen” dot kush, është i qetë dhe gati të drejtojë Shqipërinë!