It is Done (Është kryer) – Lita: Ka komunikim me sms të Edi Ramës me McGonicalin e FBI

Gazetari Lavdrim Lita tha në “Ora e Betit” se viktimë e skandalit Rama-McGonigal është Partia Demokratike dhe Lulzim Basha.

Nga akta-akuzua ndaj zyrtarit të FBI ne deduktojmë që është Lulzim Basha, viktima i komplotit dhe inskenimit që është bërë me hapjen e hetimit në SHBA. Nëse shikojmë në kronologji të 4 takimet të Edi Rama me McGonical, ne shikojmë që pas çdo takimi kanë nisur veprime. Charles McGonical ka nxitur vartësit e tij në FBI e Nju Jork, dhe kur ata nuk e kanë marrë përsipër, ai e ka hapur vetë çështjen“.

Sipas Litës ka komunikime me mesazhe të Edi Ramës me ish drejtorin e kundërzbulimit të FBI.

Sipas informacioneve të tërthorta që kam unë nga SHBA, posaçërisht divizioni i hetimit në Nju Jork, që ekziston një komunikim mes kryeministrit Rama dhe McGonical, ku ky i fundit i kthen përgjigje oërmes sms: It is Done (Është kryer). Tani “është krye” për çfarë, unë nuk e di kontekstin. Por nëse komunikimi i referohet hapjes së hetimit, ne kemi një implikim të drejtpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama në këtë aferë“.

 

 

Latest articles

Related articles