Pse duhen përkrahur studentët dhe pse duhet larguar politika e vjetër

spot_img
Advertisements

Muaj pas muaji, vit pas viti, bëhej gjithnjë e më e qartë pse duhet larguar zoti Rama dhe njerëzit e tij. Ai tashmë është i paaftë, i pakëndshëm, i pasinqertë, i papërgjegjshëm, i pabesueshëm, i padrejtë, jokonsistent, jokompetent, i papjekur për detyrën, i pandërgjegjshëm, i pandershëm, i pamoralshëm, çnjerëzor, i pandjeshëm, i pamëshirshëm, i pangopur, jotolerant, jodemokratik, i paekuilibruar, pa parime, i pakulturuar, i pagdhendur, i padenjë, jolegjitim…

Mund të vazhdoja deri nesër duke renditur të gjitha arsyet pse duhet t’i thënë Ramës JO.

Kjo që Rama po i bën popullit nuk është politikë, as ideologji dhe as qeverisje e shtetit. Kjo është zhvendosje e gjithçkaje në sulme personale dhe fyerjet më të ulëta.

Gjithçkaje në jetën tonë i është humbur kuptimi.

Kulturës. Arsimit. Është vrarë besimi i njerëzve te sistemi shëndetësor. Te ekonomia.

Nuk ka liri të vërtetë.

Rama, në vend që ta bashkonte shoqërinë, e ka përçarë atë.

Çdokujt që ka sadopak vlerë, i është vizatuar një shënjestër në ballë. Të gjithë ne që duam një Shqipëri më të lumtur, quhemi bllokues, mercenarë të huaj, fundërrina…

E megjithatë, studentët, rinia shqiptare, janë ata qe protestojne, për shkak të Ramës, Berishës dhe politikës së vjetër, të cilës i ka skaduar afati, si dhe pse u është mohuar perspektiva për të jetuar dhe për të punuar në Shqipëri.

Studentët janë të vetëdijshëm se për shumicën e tyre janë mbyllur dyert e institucioneve.

Politika e çmendur e Ramës ka vënë dorën mbi gjithçka.

Revolta e studentëve dhe rinisë shqiptare u mundua të shuhej me tortura, keqtrajtime dhe poshtërime.

Studentët po ua bëjnë të qartë Ramës, Berishës dhe politikës së vjetër korruptive se nuk do të kenë asnjë ditë të qetë, deri te përmbysja e këtij regjimi.

A është kjo ajo që i duhet Shqipërisë?

Që të na i shkelin fëmijët ndërsa protestojnë?

Që policia, në vend se t’i mbrojë qytetarët, t’u shpërndajë distinktivë kujtdo, të rrahë dhe të frikësojë njerëzit?

Çfarë do të fitojmë nëse vazhdon ky reality show i Ramës?

Vazhdimin e politikës se vjeter edhe për vite të tjera me njerëz të çmendur, për të cilët asgjë nuk është e shenjtë.

Edhe më shumë abuzime dhe poshtërime.

Do të jemi gjithnjë e më pak një popull dhe gjithnjë e më shumë një turmë e përçarë dhe e grindur.

Një turmë që është çmendur nga një njeri dhe ata që e rrethojnë.

Të udhëhequr nga parimi: Përça dhe sundo.

Prandaj, JO Ramës!

Përndryshe, na pret diçka edhe më e keqe.

Dhe një valë emigrimi e njerëzve tanë, të tillë që e kemi përjetuar në vitet ’90.

T’i ruajmë njerëzit.

Ta ruajmë Shqipërinë.

Kemi humbur shumë, por ende nuk ka humbur gjithçka.

Për sa kohë që ka njerëz të gatshëm ta ruajnë atë dhe të luftojnë për të, ka shpresë.

Studentët po fitojnë.

Mon Zhubi – Gjakovë

spot_img

Latest articles

Related articles