Eurovision, ja kur do të performojë përfaqësuesja e Shqipërisë

Shqipëria do të përfaqësohet këtë vit në Eurovision nga Albina Kelmendi dhe do të performojë këngën “Duje”. Së fundmi është zbuluar edhe renditja se si do të këndojnë të gjithë përfaqësuesit e këtij viti.

Albina Kelmendi do të performojë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision më 11 maj. Festivali më i madh i këngës në Evropë do të zhvillohet në Liverpool të Britanisë së Madhe.

Përzgjedhja e këngëtares nga Kosova për të kënduar në natën e dytë gjysmëfinale u bë gjatë shortit që u mbajt mbrëmjen e së martës

Shqipëria do të jetë në gjysmëfinale me Armeninë, Qipron, Danimarkën, Estonin, Greqinë, Islandën, Rumaninë, Australinë, Austrinë, Gjeorgjinë, Lituaninë, Poloninë, San Marinon dhe Slloveninë.

Eurovisioni do të mbahet më 9, 11 dhe 13 maj, në Liverpool.

Latest articles

Related articles