Deputetët Dhurata Çupi, Fatmir Mediu dhe Damian Gjiknuri ndodhen në SHBA në Forumin e Sigurisë në Uashington. Forumi u drejtua nga Kongresmenët Pete Sessions dhe Robert Aderholt dhe kishte temë: ”Agresioni Rus në Ukrainë dhe ndikimi i Kinës dhe Rusisë në rajonin e Ballkanit”. Gjatë fjalës së saj, Dhurata Çupi ka ngritur problemet në rajon dhe mundësinë e një konflikti të mundshëm të sponsorizuar nga vende jo NATO për të tërhequr vëmendjen nga konflikti në Ukrainë.
Këto shqetësime janë evidentuar nga shpenzimet luftarake pa kufi të Serbisë në bashkëpunim me Rusinë dhe Kinën, situata në Bosnjë, dhe vecanërisht kërkesa e Republika Sërbska për shkëputje, tensionete qëllimshme në Veri të Kosovës me shenja të agresionit ushtarak të Serbisë dhe bllokimi i dialogut dhe prezenca e fuqishme ekonomile e Kinës në sektorë kritikë që lidhen me sigurinë kombëtare.