Shkuan të bënin ski dhe u bllokuan nga bora, 5 të rinjtë ndodhen ende të “mbyllur” në Malësinë e Madhe. Te rinjtë kanë mundur të flasin me Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë, të cilat janë nisur dhe po marshojnë drejt Razma, e cila duhet përshkuar rreth 20 km në këmbë. Njëri prej tyre ka pasur shqetësime shëndetësore por pa rrezik pvr jetën, ndërsa të tjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore.