Gaz Bardhi i përgjigjet SPAK, i dërgon aktpadinë e drejtësisë amerikane

Gazment Bardhi i është përgjigjur kërkesës së SPAK duke i vënë në dispozicion aktpadinë e drejtësisë amerikane lidhur me çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal, pasi Bardhi kërkoi nisjen e hetimeve për kryeministrin Edi Rama.

“Shpresojmë të kryeni një hetim të plotë, të gjithanshëm dhe të pavarur mbi këtë çështje”, shprehet Bardhi. SPAK ka nisur verifikimet për çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal pas kërkesës së deputetit, i cili i kërkoi SPAK të nis hetimet ndaj Kryeministrit Edi Rama për korrupsion të nëpunësve të huaj publikë, deklarim të rremë të pasurive, dhe pastrim të parave të pista.

Latest articles

Related articles