Debat i ashpër mes Efit dhe Oltës/ Dy banoret flasin me tone të ashpra (video)

Debat i ashpër mes Efit dhe Oltës/ Dy banoret flasin me tone të ashpra

Efi dhe Olta janë dy nga banorët që kanë shprehur hapur mospëlqimin për njëra-tjetrën.

Që prej ditës se parë ata të dyja nuk kanë patur një raport miqësor, por janë grindur thuajse çdo ditë.

Debatet e ashpra madje kanë kaluar në ofendime dhe në sjellje jo etike. Konfikti mes tyre u diskutua sërish spektaklin e sotëm, ku u shoqërua me tone të ashpra mes të dyjave.

Efi: Nuk ndryshoj mendim, vazhdoj të mendoj se ajo është e ligë këtu brenda. Ndoshta mendimi im është i gabuar. Unë kështu jam, nuk e ndryshoj dot, në momentin që dikë nuk e shoh dot me sy. Nuk kisha ndërmend të nisja sërish me të njëjtën mënyrë, por Olta më tha ku do ma fusësh atë dorën…

Për aq kohë sa nuk ndryshon sjellje, nuk e ndryshoj dot mënyrën time të komunikimit. Ajo vazhdon komunikon një herë për mua një herë për Luizin. Vazhdon të mbledhë njerëz që të ndihmojnë kur ajo ka nevojë. Debati i fundit ishte sot, kur doja të merrja diçka te sirtari. Nuk e thash me ton të keq, “A ka mundësi të hapesh”. Po e them edhe për publikun, unë kjo jam. Nuk jam perfekte. Kjo ështe ana ime e keqe, kur nuk shkoj mirë me një person, nuk di të sillem ndryshe. Ajo më tha “Më gjuaj, më gjuaj”. Nëse doni ta dini unë filloj dhe jua argumentoj mirë dhe bukur. Kam një arsye dhe kam diçka për të folur. E tillë jam. Kur jam me nerva kështu reagoj. Nuk kam për qëllim t’i ndryshoj mendjen Oltës.

Olta: Unë besova se kisha vendosur një komunikim minimal me Efin. Por më pas vendosa një mur, pa diskutim. Di që Efi më ka kërkuar falje për të gjitha fjalët e ndyra që më ka thënë. Në për këtë lojë nuk kam asnjë koment.

Efi: Duke qenë se rizgjodhi ta kthejë si situatë, vendosa të mos e diskutoj më, se nuk e meriton fare. Unë të paktën nuk i kthehem një njeriu për gjëra personale.

Latest articles

Related articles