Ana Llazo
Globalizimi ka rritur rëndësinë e gjuhëve të huaja në te gjithe botën. Aftësitë e njohjes së gjuhëve të huaja janë një vlere e shtuar në cv tonë. Nëse duam të jemi konkurues në tregun e punës nuk mjaftojnë vetem aftësite profesionale që kemi por edhe njohja e gjuhëve të huaja sepse sa më shumë gjuhë të huaja te flasim aq me shume mundesi i japim vetes per te qënë më konkurues dhe me një performancë më të lartë ne tregun e punës kombëtar apo ndërkombëtar. Nëse kemi mangësi në njohjen e gjuhëve të huaja nuk duhet ti drejtohemi gënjeshtrës por është më mirë ta trajtojmë atë dhe të fokusohemi në potencialin tonë real.
Çfare kerkojne punëdhënësit?
Punëdhënësit duan ti besojnë punojësve të tyre, duan dikë që të mbështeten dhe që të perfaqësojë vleren e kompanise se tyre. Ata janë në kërkim të kandidateve qe kane integritet dhe që mund të përballen me pikat e tyre te dobëta dhe ti kthejnë ato në forcë ose objektiva ne punën e tyre.
Disa arsye që nuk duhet gënjyer në aftesitë gjuhësore në cv
1 Mund te rrezikoni reputacionin e kompanise suaj.
2 Mund të humbisni mundësinë për t’u punësuar.
3 Mund të dergoni imail dhe shkembim mallrash te gabuara.
4 Mund te jeni gati për të dështuar.
5 Mund të ul vetëbesimin dhe dëshirën për të punuar.