Tabaku mesazh nga Parlamenti Sueedez: Europa e paplotë pa Ballkanin Perëndimor.

Në Stockholm, u mbajt takimi I kryetarëve të Komisioneve të Europës në vendet e BE dhe Ballkanit Perëndimor, COSAC. Deputetja e PD dhe njëkohësisht kryetartja e Komisionit të Integrimit Europian, Jorida Tabaku, ka postuar një video në Facebook ku ka folur në lidhje me diskutimet e mbajtura në këtë takim.

Fokus ka pasur lufta kundër krimit të organizuar ku deputetja e PD ka kërkuar një mbikqyrje më të afërt nga ana e Bashkimit Europian për këtë çështje. Shqetësim, sipas saj, rritja e migracionit lidhet me rritjen e Krimit te Organizuar dhe korrupsionit. Sot Krimi i Organizuar po ndikon ne procesin e kontratave publike dhe proceset politike. Ajo kërkoi më shumë vëmendje për luftën kundër Pastrimit të Parave dhe gjithashtu edhe forcimin e institucioneve të demokracisë në vend.

Bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar duhet të jetë një bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet vendeve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor- tha znj. Tabaku.

Ndihma me e madhe qe mund ti behet Shqipërisë është të ndihmohet në demokracinë institucionale dhe funksionale, pasja e institucioneve të shtetit të së drejtës! Për këtë arsye procesi i integrimit duhet përdorur për të ndërtuar Europën në Shqipëri!

Më tej deputetja e PD u shpreh se duhet të vlerësojmë përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe se nuk duhet të ketë pengesa të mëtejshme, por duhet shtyrë përpara. Ajo theksoi se Kosovës duhet t’i njihet statusi i vendit kandidat, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë negociatat pas procesit screening, si dhe me Bosnie Hercegovinën. Kjo është e ardhmja për rajonin, por dhe për BE-në, është më mirë me Ballkanin Perëndimor, se sa pa të- përfundoi znj Tabaku.

Latest articles

Related articles