Prezantohej si polic dhe hynte me armë në institucione, kapet 40-vjeçari në Tiranë(Emri)

Klodjan Gjikdhima, 40-vjeç është arrestuar në Tiranë pasi prezantohej si polic i forcave speciale dhe u kap i armatosur me pistoletë me fishekë në fole gati për qitje.

40-vjeçari u prangos në rrugën “Hamid Shijaku” dhe në atë moment ka qenë i armatosur me pistoletë në fole gati për qitje dhe një krehër me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale municion luftarak, një palë pranga, dy dokumente të falsifikuara për autorizim hyrjeje në institucione, një mbajtëse arme dhe një maskë si ato të policisë.

Klodjan Gjikdhima akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Latest articles

Related articles