Perëndia i ka ruajtur Berishës, Ramës dhe Metës një mënyrë speciale për t’u poshtëruar në pleqërinë e tyre politike

Si pa kuptuar, një vit pas dhunës së ushtruar ndaj selisë së PD nga Berisha dhe Ilir Metaj, ka nisur një lojë tjetër me titullin; Lulzim Basha viktima e Ramës. Njerëzit që thërrasin këtë lojë janë Berisha dhe Meta, dy figura që shpenzuan gjithçka për të shkatërruar PD dhe jetën politike të Bashës.

Arsyeja e luftës brenda PD mbetet fakti i pakundërshtaur se Sali Berisha është nongrata dhe duhet të largohet nga grupi parlamentar i PD. Një akt që Basha e ndërmorri në 9 shtator 2021, duke e përjashtuar përkohësisht nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Një akt që prodhoi ndarjen, përçarjen dhe gati zerimin e PD në Shqipëri.

Një vit më parë, lideri i Foltores, nisi të flasë për një dosje Muzin që e kishte parë me sytë e tij sepse ia kishte prezantuar Donald Lu. Po të njëjtën dosje, sipas Berishës, e kishte parë dhe Belind Këlliçi. Qe kjo dosje, aludonte ai, që e kishte bërë Bashën ta tradhëtonte Berishën që ishte shpallur nongrata nga Soros.

Duke përdorur shkrimet e medias Mother Jones, që në 2018 Berisha e kish quajtur si të Soros, ai ngriti akuza dhe gishtin akuzues ndaj Lulzim Bashës. I të njëjtës gjatësi vale ishte dhe Ilir Meta që e sulmonte Bashën si një njeri që kishte përdorur fonde ruse kundër SHBA.

Një vit pas gjithë këtyre akuzave, pas ngritjes së një komisioni hetimor të drejtuar nga Ledina Mandia, ndodh dhe kthesa. Sali Berisha deklaroi se Lulzim Basha nuk është fajtor por viktimë e Ramës që duhet të flasë. Ai pra u kthye nga bashkëfajtor dhe besprerë që konspiron dosjen e Berishës për ta shpallur nongrata në një viktimë që ka nevojë për ndihmë dhe që Berisha e di.

Më vonë, nën drejtimin dhe frymëzimin e Berishës, edhe Meta do të deklaronte se Rama duhet të hetohet sepse ka sulmuar me korrupsion Bashën dhe PD.

Nuk ka asgjë të keqe që Berisha dhe Meta të kenë ndryshuar mendje. Por, më së pari duhet të kërkojnë ndjesë dhe të sqarojnë pozicionin e tyre duke na lënë të kuptojmë që janë gabim. Por, atyre nuk u intereson se duke vepruar kësisoj do të jenë të vdekshëm dhe gjithkush mund të pyes se mbase janë gabim edhe kur luftojnë ambasadoren e SHBA apo Blinken për nongrata të Berishës.

Perëndia i ka ruajtur Berishës dhe Metës një mënyrë speciale për t’u poshtëruar në pleqërinë e tyre politike. Për Ramën, diçka e madhe apo e tillë mund të jetë e rezervuar.

Latest articles

Related articles