Pas mungesës prej disa ditësh në publik, Rama: Më kapi flama gripale

Kreu i qeverisë Edi Rama pas disa ditësh mungese mëngjesin e ditës së sotme ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, ndërsa ka bërë dhe një njoftim në lidhje me ‘pakon e madhe’.

Ai tha se arsyeja e mungesës që prej disa ditësh ka qenë gripi, por megjithatë nuk ka shkëputur komunikimin me departamentin e financave.

Numri një i qeverisë theksoi se pakoja e madhe ka ndihmuar shumë 1 milion përfituesit e saj ndërsa theksoi se do të rritet paga minimale.

“Përshëndetje, javë të mbarë. Bëni kujdes me këtë flamën gripale se e hoqa vet. Nuk e kam ndalur komunikimin me skuadrën time sidomos me financat për disa politika mbështetëse, duke nisur nga pagat minimale tek pagat për ca kategori të veçanta burimesh njerëzore, mbështetja për strehim e mjekëve, ushtarakëve, policëve që kanë një familje të re. Natyrisht pakoja tjetër për pensionistët. Na vjen shumë mirë që pakoja e madhe ka lehtësuar ndjeshëm 1 milion përfituesit e saj, çka vihet re një rritje të ndjeshme të konsumit. Padyshim që duhet akoma. Duke filluar nga ata që punojnë me pagë minimale në sektorin privat, sidomos ata në prodhim. Do të paguhen më shumë e sa më pare”- tha Rama.

Latest articles

Related articles