Berisha i sinqertë, e quan Bashën viktimë të komplotit Rama McGonigal. Harron rolin e tij

Sali Berisha denoncoi nga foltorja e PD edhe heshtjen e Lulzim Bashës për skandalin Rama- McGonigal. Pavarësisht se e quan “viktimë” të planit malinj dhe mafioz “Rama-McGonigal- Neza- Duçka”, ai e ka sulmuar si të urdhëruar nga ambasadorja Yuri Kim që të heshtë, edhe pse i gjithë konspiracioni në fakt ka qenë pikërisht kundër tij.

“Në këto momente kur zien e gjithë bota, kur ziejnë mediat e gjithë botës dhe jo vetëm të SHBA, ajo që bën përshtypje më të madhe është se edhe viktimë-Basha ka mbyllur gojën si me zinxhir.

A mund të imagjinoni ju ndonjëherë, një rast kur krimineli që e vrau atë, që përdori një nga njerëzit më të fuqishëm të planetit në fushën e zbulimit kundër tij, tani nuk flet prej 7 ditësh asnjë fjalë, sikur nuk ekziston.

Ftoj shqiptarët të pyesin: si ka mundësi? Si ka mundësi që ky njeri tani që u bë e qartë se Edi Rama ka përdorur McGonigal si vrasës me pagesë në aferën Muzin kundër tij, nuk thotë një fjalë të vetme.

Gjithçka flet se përsëri, guvernatorja qëndron prapa heshtjes së tij. Heshtjes së turpshme, të turpshme, të turpshme.

Më e turpshme është sadizmi i Berishës dhe roli i tij në komplotin e Ramës me McGonigal, sidomos me kontaktet me Agron Nezën dhe miqtë e tij në drejtësinë shqiptare.

Latest articles

Related articles