Afera “Mcgonigal”, Pampuri: Nëse drejtësia do funksionojë, Rama do ikë shumë shpejt!

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv se reagimi i i Bashës për çështjen “Mcgonigal” dhe heshtja e tij në fillim të zbulimit të skandalit ishte mëse normale dhe se çdo gjë duhet të lihet në duar të drejtësisë.

Duke vijuar shpjegimin e saj, Pampuri tha se Rama duhej të ishte dorëhequr për këtë skandal, si dhe për shumë të tjerë duke përmendur dhe inceneratorët.

E pyetur për dyshimet e Berishës ndaj ambasadores Kim në lidhje me këtë çështje, Pampuri theksoi se pa fakte i qëndron larg çdo akuze.

Nuk e  shoh si reagim pas Berishës, e shoh si reagim normal pas kësaj ngjarje që në këndvështrimin tim është mëse normale të kshte heshtje dhe t’i lihej drejtësisë. Grupi jonë gjatë çdo seance ka dëgjuar një refren: Rubla; Jeni të shitur!

Kjo situatë nga skandali me Mcgonigal, duhet të heshtim dhe t’ia lënë drejtësisë dhe e dyta besoj që është një skandalet më të mëdha, që nuk meritonte të ishte mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Nuk kishte ndodhur që një kryeministër të përfshihej në një marrëdhënie të tillë me një agjent, për të goditur lidershipin e atëhershëm të opozitës. Përmendet 14 herë emri i kryeministrit, dhe një herë të përmendej.

Në një vend ku duhet të kishte një kryeministër normal duhet të kishte dorëheqje, dorëheqje pas skandalit të inceneratorëve. Parimet e një morali të politikani me këtë qeveri kanë rënë dhe e vetmja mundësi të ndëshkohet është të flasë drejtësia. Ne kemi kërkuar drejtësi të paanshme, tanimë me mbështetjen e SHBA besoj se do të kemi drejtësi të drejtë dhe të paanshme. Rama duhet të flasë, të përgjigjet për ato që ka për të thënë. Rama duhet të ishte dorëhequr.

Padiskutim që po. Takimet me një agjent të FBI-së, paratë që i drejtohet agjentit dhe nuk transparencë, janë precedent që ndaj Ramës të nisin hetimet.

Largimi i Ramës dhe qeverisë së tij që e kemi denoncuar, të gjithë korrupsionin që ka kjo qeveri janë precedent që të kërkojmë largimin e Ramës. Protestat janë të rëndësishme në një vend demokratik dhe tregon që demokracia funksionin, por në fund është vota.  Unë i besoj një gjëje, nëse drejtësia këtë herë do funksionojë Rama do ikë shumë shpejt. Bashkëpunimi me një agjent të FBI-së, bashkëpunimi për të goditur opozitën për të vijuar punën me korrupsionin. Mendoj se kush e  ka përdorur, një falje i detyrohet. Nuk them nga mazhoranca, por çdo kush tjetër i detyrohet që e ka akuzuar.

Kam qenë pjesë e protestave, janë për të mbështetur qytetarët. Janë të shëndetshme dhe janë të dobishme për çdo kauzë. Si grup do marrim vendim, merren unanimisht.  I qëndroj larg ngritjes së dyshimeve pa fakte, sidomos kur bëhet fjalë për një ambasadore që është e dërguara e SHBA-ve. Pa pasur fakte i qëndroj larg çdo akuze.

Në momentin që këto takime nuk janë referuar, një agjent i FBI kryen këto takime me një kryeministër dhe nuk i deklaron ai është figurë e rëndësishme dhe minimumi duhet transparenca, dhe ky është pikë që ai akuzohet. Ky është precedent i rrezikshëm dhe i frikshëm.

Jo kjo në këndvështrimin tim, kjo është një informacion më shumë apo dokument në dosjen e Ramës në SHBA. Rama është përmendur në mediat e rëndësishme botërore. Ky nuk është njollë, është dokument që i shtohet dosjes së Ramës.

Kjo ngjarje e ka dobësuar Ramën. Në një vend pluralist ,pozitë të rëndësishme kanë edhe ndërkombëtarët. Të dobësosh pozititat përballë tyre duhet të ndihesh i rrezikuar.

Latest articles

Related articles