Zbulohet një tjetër “pasuri” arkeologjike në rrënojat e Durrësit


Një aset i ri arkeologjik i shtohet qytetit të Durrësit!
Gërmimet arkeologjike që i paraprinë hapjes së themeleve të shkollës “Eftali Koçi” zbuluan rrënojat e një muri, ku vihen re disa faza ndërtimi, duke filluar prej periudhës arkaike, një kullë fortifikimi e shek. IV-III para Krishtit, por dhe artefakte, si enë qeramike, figurina, tulla, tjegulla, që datojnë prej shek. V-III para Krishtit.
Këto zbulime na çuan në vendimin për zhvendosjen e themeleve të shkollës, hartimin e një projekti konservimi dhe hapjes për publikun.
Ky zbulim, një nga më të rëndësishmit e viteve të fundit hedh dritë mbi ndarjen e qytetit antik duke konfiguruar hapësirën urbane dhe hapësirën funerare me nekropolin, si dhe atë të shenjtë.No photo description available.

No photo description available.

May be an image of outdoors

Latest articles

Related articles