Edi Rama shkoi te një bankomat në New York dhe tërhoqi paratë. Ky akt i shëmtuer kundër demokracis është parë me sytë e tij nga një tropojan me banim në Amerikë.
Pastaj qytetari nga Tropoja e ndoqi këmba-këmbës armikun e demokracis deri te një kullë e madhe prej xhami e cila mendohet të jetë kulla e tij dhe e Olsit, pra Kulla Kristaq Rama. Aty pas 5 mimutash mbërriti Sekretari i Shtetit Antoni Blinken. U fut brenda Blinken.
Qytetari shqiptar demokrat dhe tropojan me banim në Amerikë, në traditën më të mirë të pararojës, se dikur ishin zonë kufitare dhe ishin pararojë e komunizmit, ndejti pararojë te kulla prej xhami deri sa të dilte Blinkeni.
Kur çtë shihte? Blinken doli dhe mbante në dorë çantën të cilën mbante Edi Rama kur hyri brenda. Kjo e dëshmon shumë qartë pagesën dhe korruptimin e Blinken për të goditur lexhendën e demokracis botnore me akuza për korrupsion, minim të demokracis e mbrojtje të aleatëve të korruptuar.
Lexhenda Berisha dhe rrethi familjar i tij, skanë marrë asnjë lek, janë të varfër si në 1992. As kanë minuar demokracin, gjithmonë kanë respektuar votën dhe pavarësinë e gjykatave. As kanë mbrojtur aleatet e korruptuar, Ilir Meta doli vetë i pafajshëm, nuk e mbrojti lexhenda Berisha.
Pra Amerika ka gënjyer.