Nga Nebil Çika
Kim Philby, një ish drejtues i shërbimeve sekrete britanike i rekrutuar nga KGB Ruse, dekonspiroi planet përpjekjet e opozitës antikomuniste në mërgim dhe brenda vendit në Shqipëri. Informacionet e tij ishte vendimtare për të prishur planet e CIA-s në Shqipëri për të përmbysur qeverinë komuniste të Enver Hoxhës në fillim të viteve 50 të shekullit të shkuar.
Charles McGonigal, është një ish drejtues i lartë i FBI, i akuzuar për lidhje me Rusët që bëri të njëjtën gjë me opozitën në 2017 duke bashkëpunuar me ish drejtues të Sigurimit të Shtetit .
Në të dy rastet kemi të njëjtët aktorë , një “tradhtarë” të amerikanëve , Sigurimin e Shtetit qeverinë e Shqipërisë dhe opozitën antikomuniste.
Nuk është rastësi që hetuesit amerikanë janë kujdesur të shkruajnë në padi që personi kyç në komplotin midis Ramës dhe ish agjentit të FBI kundër opozitës ishte agjent i Sigurimit të Shtetit , një shërbim armik i SHBA- ve.
E “habitshme” është se pikërisht ky fakt injorohet me shumti në debatin politik e mediatik e hapur në Shqipëri për këtë skandal gjë që tregon se këta kanë një konflikt të madh interesi dhe se Sigurimi i Shtetit është ende prezent dhe deçiziv në vendimmarrjen politike etje në Shqipëri dhe po përdoret për vazhdimësinë e pushtetit të komunistëve edhe në kushtet e “demokracisë” .
Çështja është shumë e thjeshtë: Kim Philbi i nxirrte në pritë opozitën Enver Hoxhës , Charles McGonigal, i ka nxjerrë në pritë opozitën Edi Ramës.
Çdo përpjekje për ta trajtuar ndryshe problemin është përpjekje për devijuar atë nga e e vërteta në sy të shqiptarëve.
Amerikanët janë në rregull e çuan tek vendi “tradhtarin” e tyre dhe ju thanë shqiptarëve se çfarë demi u kanë sjellë vendit tradhtarët tanë .
Problemi është me shqiptarët që nuk duan të shohin e të dëgjojnë se çfarë iu ka ndodhur e po iu ndodh.
Një pjesë e opozitës po bën zhurmë edhe po e injoron përfshirjen e njerëzve të sigurimit më këtë komplot, për të fshehur lidhjet e tyre me këta agjentët e sigurimit të përfshirë në skandal apo përdorën e komplotit për interesa të tyre në luftën e brendshme politike dhe ky është një konflikt i qartë interesi .
Nderkohë, pritet që zbardhja përfundimtare e çështjes të nxjerrë edhe fakte të tjera më të rënda për këtë komplot kundër opozitës .
Por kjo situatë nuk mund të shkojë vetëm me përgjegjësi politike , duhet pa tjetër të shoqërohet me masa juridike siç janë ligjet për pastrimin e politikës dhe administratës shqiptare nga Sigurimi i Shtetit pjesëtarë të tjerë të regjimit të Enver Hoxhës etje .
Besoj se edhe për amerikanët duhet të jetë një mësim për atë se çfarë të ndodh kur i merr informacionet nga njerëzit e Sigurimit dhe koministët e bashkëpunon me ta.
Njerëzit e Sigurimit jane dhe komunizmit janë burimi kryesor i korrupsionit politik dhe minimit të demokracisë në Shqipëri, janë garant i pushtetit komunist, armiq në ADN të SHBA dhe perëndimit jo “kampionë” të demokracisë dhe anti-korrupsionit .
Ata që bënë diktaturën nuk mund të bëjnë edhe demokracinë !
n.ç