Drejtues dhe deputete te PD festuan 32 vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike në këtë qytet ku mori pjese edhe drejtuesi i PD Enkelejd Alibeajt Të papranishëm qenë edhe Gazmend Bardhi, Zheni Gjergji e Lefter Gështenja. Ndërkaq, Dashnor Sula ka njoftuar mungesën për shkaqe shëndetësore dhe Flutura Açka për shkak të një udhëtimi jashtë vendit.
Teksa u pyet për kandidatin e Partisë Demokratike për bashkinë e Elbasanit, Alibeaj tha për mediat se qëllimi ishte që të arrihej në një dakordësi për një kandidat që do kishte mbështetjen e të gjithë demokratëve. Sipas tij, duhen bërë sondazhe me qytetarët dhe të merret mendimi i selisë lokale për të caktuar një kandidat që përfaqëson të gjitha rrymat dhe jo një kandidat të njëanshëm i cili nuk siguron dot fitoren. Alibeaj tha se do të merret mendimi i strukturave dhe më pas në Kryesi dhe Kolegjin e Kryetarëve do të miratohet kandidatura për Bashkinë e Elbasanit.
Alibej komentoi dhe arrestimin e ish zyrtarit të FBI Charles McGonigal, një person i afërt pranë kryeministrit Edi Rama, duke e konsideruar si një nga skandalet më të mëdha që prish imazhin e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe tregon fytyrën e vërtetë të Kryeministrit Rama.
Kryetari i Grupit Parlamentar në PD komentoi edhe mbrojtjen e votes më 14 maj duke ia atribuar këtë rol qytetarëve teksa i ftoi të refuzojnë çdo lloj ryshfeti.