Foltorja e turpëruar! Akuzuan Bashën me dosjen e korruptuar të Ramës

Nga Mirela Karabina

Sot Foltorja është e turpëruar para gjithë shqiptarëve pasi dy tezat e saj që Lulzim Basha ka humbur zgjedhjet dhe ka pranuar financime ruse, kanë rënë.

Hetimi 5 vjeçar nga Drejtësia amerikane për ish shefin e FBI-së Charles McGonigal, bazuar në fakte dhe prova, dëshmon që Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka korruptuar zyrtarë të lartë amerikanë, (me 225 000 usd) për të dëmtuar opozitën shqiptare, Partinë Demokratike dhe Kryetarin e saj Lulzim Basha që të mos jenë alternativë qeverisëse.

Dhe jo vetëm kaq, por duke e futur në rrugë diplomatike të rrezikshme Partinë Demokratike dhe Shqipërinë si parti dhe vend që ecen kundër politikave të partnerëve dhe aleatëve.

Tejet e rëndë!

Korrupsion dhe minim të demokracisë dhe pluralizmit, këtë ka gatuar Edi Rama prej 5 vitesh.

Por nuk është i vetëm!

Në të njëjtën linjë me këto teza ka ecur dhe Foltorja në këto dy vite duke akuzuar Lulzim Bashën si përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 por jo vetem, dhe përdorim të financimeve ruse.

Tejet e rëndë dhe kjo, minim i demokracisë brenda partisë, eleminim politik të kryetarit, minim i opozitarizmit duke e lënë Partinë Demokratike në stajacion e të shpartalluar përballë kësaj keq qeverisjeje dhe Edi Ramën me mandat të tretë.

Por hetimi amerikan ia rrëzoi poshtë këto alibi që Foltoja i përdori për mbijetesë në dëm të Parisë Demokratike duke gënjyer militantët e saj që e kanë mbështetur fort, demokratët të cilët tani ndjehen të zhgënjyer dhe të turpëruar, gjithashtu dhe qytetarët që duan një opozitë të fortë për ndryshim.

Tashmë është e qartë, nga analiza e ndodhive në këto vite ndihmuar dhe nga hetimi i Drejtësisë amerikane, se lufta Rama-Berisha-Meta(j) ndaj Kryetarit të PD-së ka nisur që më 2017-ën.

Marrëveshja e 17 Majit vendosi Lulzim Bashën në krahun e partnerëve dhe aleatëve pasi ai zgjodhi Shqipërinë në vend të Partisë.

Dhe kjo është kuptuar mirë nga establishmenti i cili ka filluar punën për eliminimin politik të Kryetarit të PD-së.

Dhe këtë e dëshmon qartë hetimi i Drejtësisë amerikane që në këtë veprimtari antishqiptare e antikombëtare 5 vjeçare për të eleminuar opozitarizmin dhe minuar demokracinë, Edi Rama ka qenë i mbështetur nga njerëz të lidhur më Sali Berishën dhe Ilir Meta(J) (ish zytarë dhe funksionarë në kohë të pushtetit të PD dhe LSI).

Ndaj sot Foltorja ka detyrimin moral të kërkojë ndjesë publike dhe të marrë përgjegjësinë e gënjeshtrave dhe mashtrimeve që ka përdorur duke dëmtuar Partinë Demokratike, Kryetarin e saj Lulzim Basha dhe opozitarizmit.

Dhe jo vetëm, por Foltorja duhet të pushojë së ekzistuari pasi tezat e saj kanë rënë, “ revolucioni” i ka dështuar ndërsa ajo është e turpëruar.

27 Janar 2022.

Latest articles

Related articles