Ferrari, tri ditë teste. Charles Leclerc ka dalë në pistë mëngjesin…

Ferrari F1-75 i vitit 2021 i drejtuar nga Charles Leclerc ka dalë në pistë mëngjesin e të enjtes në Fiorano. Kjo është dita e tretë e testimit për Ferrarin, kushtuar zhvillimit të gomave në pistë të lagur që do të përdoren në sezonin e ardhshëm 2023 të Formula 1. Konkretisht, drejtuesit e ekipit të Maranellos do të vazhdojnë testimin edhe për gomat e ndërmjetme.

Falë rregulloreve aktuale është e mundur të përdoret makina njëvendëshe e sezonit që sapo ka përfunduar dhe zgjedhja e Fioranos, është bërë për faktin se ajo është e pajisur me sisteme ujitjeje artificiale, ideale për të provuar zgjidhjet e duhura nga këto teste specifike pavarësisht nga kushtet e motit.

Më herët në pistë kishin bërë testet e tyre në pistën e Fioranos, Schëartzman dhe Carlos Sainz. Për dy titullarët e skuadrës së kuqe, Leclerc dhe Sainz kjo ka qenë dalja e tyre e parë në pistë për vitin 2023.

Latest articles

Related articles