Zhak Lekatari analizon banorët e Big Brother Vip, tregon çfarë mund të bëjnë më tepër për të qenë lojtar të fortë

Zhaklin Lekatari është njohur gjithnjë për mendimet pafiltra e të drejtëpërdrejta që në disa raste banorët e Big Brother Albania kanë menduar se mund të ndikojnë negativisht për lojën apo imazhin e tyre.

Por, muajin e fundit është përfolur kryesisht për rolin e ri që ka marrë si opinioniste në “Big Brother VIP”. Krah Arbër Hajdarit, ajo ndan me të gjithë mendimet e saj rreth dinamikave në lojën e Big Brother dhe së fundmi ka shprehur mendimin e saj për të gjithë banorët në një intervistë.“Ka shumë banorë që më pëlqejnë. Një pjesë të mirë të tyre i njoh edhe që nga jashtë. Kejvina më pëlqente. Kur hyri mendoja se do tregonte një anë tjetër të sajën. Olta ka një protagonizëm që njerëzit i bezdis, por mua nuk më bezdis protagonizmi i saj. Është më shumë teatrale, nuk e shoh Oltën si një njeri të ligë. Efin e shoh emotive dhe lozonjare. Tea është një vajzë inteligjente, por në zhvillim e sipër. Nita dhe Diola më pëlqejnë shumë, do doja të ishin më aktive. Por më duken vajza shumë stabile. Bjordi është i ëmbël dhe i zgjuar. Mendoj se mund të arrijë deri në finale me atë qetësinë e vet. Maestro është një thashethemexhi i lezetshëm. Por ka atë stilin e vetë, është i këndshëm. Amosi ndonjëherë më pëlqen me logjikën e vetë, ndonjëherë më duket sikur ka diçka që e pengon dhe nuk e lë të jetë plotësisht vetja. Dea është një vajzë atipike me një humor atipik, por aty më duket gjithmonë në mbrojtje. Kristi më pëlqen por besoj se do ishte më i lirë nëse Roberti s’do ishte brenda kokës së tij me ato këshillat e veta. Luizi e luan shumë mirë lojën e “Big Brother” dhe besoj se në krahasim me të tjerët ai ka pasur një jetë shumë më të vështirë dhe halle. Dhe ato gjërat që ndodhin aty brenda i duken lojë. Dhe nuk merr asgjë seriozisht. Madje qesh me reagimet e tepërta. Është “all in”, sikur nuk ka asgjë për të humbur. Kiara nuk më duket naive, përkundrazi më duket inteligjente.”- tha Zhaku në një intervistë të saj.

Latest articles

Related articles