Evi Kokalari thotë se e ka vënë në dijeni Sali Berishën për dosjen “McGonigal” dhe përfshirjen e Ramës. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Kokalari tha se SPAK duhet të nisë hetimet ndaj kryeministrit Rama.
“Përsa i përket pjesës së Edi Ramës, është shkruar në gazeta por nuk i kanë dhënë vëmendje. 250 mijë dollarë janë dhënë dhe në Shqipëri dhe në Amerikë. E kanë kapur me para në dorë kur ka ardhur nga Sri Lanka.
Rama kishte pesë vjet që investigohej. Ia kam çuar me screenshot Sali Berishës. Ishte aq e madhe sa personalisht nuk e besoja. Zoti Berisha tha interesante dhe e lamë me kaq. Personi që më ka vënë në dijeni është person që është marrë me investigime.
Janë edhe disa biznesmenë që janë afër Ramës dhe vijnë shpesh në SHBA. U dha urdhër zyrës që ky investigim të ndalohej. Di që Nezaj është nën investigim. FBI nuk arreston Ramën. SPAK duhet të marrë dosjen nga FBI dhe të vijojë punën”, tha Kokalari.