Açka: Amerika na çoi kartë. Lol, o xhan, të griu tënja ha e ha e t’u kalb rrënja

Nga Flutura Açka

Amerika na çoi kartë

Lol, o xhan, të griu tënja
ha e ha e t’u kalb rrënja.

Dil nga vrima, fol në mejdan,
trimat nga dhjakësit kjo i ndan.

Dil në dritare fol me të tutë
iu mek zëri, kanë veshur futë.

Mendo, o xhan, zonjat me naze,
në lot u zgjuan e me maraze.

Mendo për shokë e solidarë,
paratë në thasë e pyka nē garë.

Patrinazhistë po qajnë me kujë,
po ike ti, anija fut ujë.

Dil në shesh, dritare në daç,
ti që mavi vesh kuç e maç.

Folna një fjalë e gënje prapë,
satelit e yje dhe ujë të thatë.

Me top e potere grive dhe fole,
erdh ora, lol, të korrësh ç’na mbolle.

Kush trim me fatet e vendit loz,
Hyn ditës shul, del natës lloz.

Latest articles

Related articles