“Rama është përgjuar tri herë” – Dosja “McGonigal”, Papa: Kryeministri përmendet me emër në aktakuzë

Kryeministri Edi Rama mohoi të kishte lidhje me hetimet, ku përfshihet ish-zyrtari i FBI-së, tashmë i arrestuar.

Por sipas gazetarit Robert Papa, i cili ka parë aktakuzën, ka deklaruar se Rama përmendet me emër dhe mbiemër në dosje.

Sipas tij, Rama është përgjuar tri herë në takime me personin A, ish-oficer i sigurimit, verior dhe i afërm me një ish-anëtar të Komitetit Qendror.

“Rama është tri herë i përgjuar, një herë në Tiranë, një herë në Uashington dhe një herë në Nju Jork. Janë edhe 500 mijë dollarë të tjera.

Ato që thotë Rama që nuk ka hetime ndaj meje, unë e kam aktakuzën e plotë me 25 faqe dhe ai përmendet me emër. Si mund të thotë një kryeministër që kam mik një ish-zyrtar të FBI-së? Ky njeri që nuk ka miq as në Shqipëri, çfarë e lidh? Lidhje të pastra biznesi.

FBI nuk është më ajo që ka qenë dikur, vepron më shumë si CIA, me kundërzbulime. Në këtë organizatë të madhe ka edhe mollë të kalbura”, ka thënë Papa në “MCN TV”.

Sipas tij, rasti McGonigal ngre shumë pikëpyetje të tjera.

“Rama ka ndikuar për lobistin e Bashës, për të luftuar kundër tij. Ajo që të shqetëson është që kryeministri ka lidhje me dikë nga ish-Sigurimi i Shtetit dhe emri i tij del në gjykatën e Uashingtonit.

Kam frikë se ajo pagesë 80 mijë dollarë për foton e Obamës ka lidhje me dyshen shqiptare, të afërt me Ramën dhe Bashën, mbase kanë tentuar t’i afrohen edhe Metës. Ne marrim vesh që rusët paskan interesa të kontrollojnë industrinë e naftës në Shqipëri”, është shprehur më tej gazetari.

Latest articles

Related articles