Mot me kthjellime dhe vranësira, pasdite reshje shiu dhe bore

Presioni i lartë atmofserik dhe rrymat ajrore kontinentale po dominojnë europën verilidndore duke sjellë përmirërsim të pjeseshëm të motit në vendin tonë.

E Mërkurë, data 25 Janar 2023

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me reshje shiu shiun në jug-lindje të izoluara pasdite. Era do të jetë me drjetim Veri-lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore 2/6°C
Zona e ulët 7/15°C
Zona bregdetare 8/14°C

Kosova, e Mërkurë data 25 Janar 2023

Moti do të jetë me vranësira dhe bore . Era do të jetë me drejtim Jug-lindje me shpejtësi 15 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 1 C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 4°C – 5°C .

E Enjte, data 26 Janar 2023

Moti do të jetë me vranësira të dendura reshje shiu në jgu dhe reshje bore intesive në jgulindje verilindje. Era do të jetë me drjetim Veri-lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore -1/3°C
Zona e ulët 4/12°C
Zona bregdetare 7/13°C

Latest articles

Related articles