Gjermania konfirmon zyrtarisht dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë

Gjermania do të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe do të lejojë eksportin e tyre nga vende të tjera, ka konfirmuar zyrtarisht kancelari gjerman Olaf Scholz të mërkurën në një mbledhje qeveritare.

Gjermania do të dërgojë 14 tanke në Ukrainë fillimisht.

Më herët u raportua se njerëzit në Ukrainë janë duke festuar atë që duket se tanket gjermane do të miratohen për t’u dërguar në Ukrainë, ka thënë për Sky News një ish-ministre ukrainase e Mbrojtjes.

Alina Frolova, zyrtare nga Qendra për Mbrojtje Strategjike, i bëri këto komente para njoftimit të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, i cili pritet sot pasdite të autorizojë rieksportimin e tankeve Leopard 2 prej vendeve të tjera, shkruan Sky News.

Ajo tha se Ukraina me gjasë do të kërkone më shumë tanke, por ndryshimi i qasjes në Perëndim ishte një shenjë e mirë.

“Nuk ka ende një konfirmim zyrtar. Megjithatë, sipas shumë raportimeve thihet se vendimi është marrë dhe natyrisht se të gjithë janë të gëzuar në Ukrainë. Shumë prej tyre po festonin dje, prandaj kjo është një shenjë e mirë”, tha ajo.

Ushtria ukrainase ka nevojë për tanke për të çliruar territorin e saj prej okupatorit rus, siç janë Krimea dhe Donbasi, tha ajo.

Latest articles

Related articles