Policia e Tiranës thotë se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona të dyshuar se kanë masakruar me thikë në një lokal në zonën e ish-Bllokut 40-vjeçarin Eder Dorzi.
Ky i fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë por jazhtë rrezikut për jetën. Policia e Tiranës gjithashtu sqaron se ngjarja nuk është fshehur, siç është pretenduar nga disa media, por mospublikimi është bërë për arsye hetimi.
Personat e shpallur në kërkim për tentativën e vrasjes me thikë të 40-vjeçarit të cilin e qëlluan me thikë 27 herë, janë shtetasit Maren Hoxha dhe Heridon Hasa.