Policia e Shtetit ka bërë ndryshime në disa komisariate të vendit.
Drejtuesit e komisariateve në Sarandë, Pogradec, Bilisht, Kavajë, Shkodër, komisariati nr. 2 Tiranë dhe Krujë kanë ndryshuar.
Një ditë pas analizës drejtori i përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku ka firmosur disa ndryshime në Policinë e Shtetit. Në Komisariati nr 2 është emeruar Loard Sallaku i cili më herët ka mbajtur detyrën e shefit të Komisariatit Kruje.
Në Shkodër shef komisariati është emeruar Idriz Daulle. Ky i fundit ka mbajtur detyrën e shefit të rendit në drejtori Tiranë. Oltian Agolli është emeruar shef i policise Sarandë, duke zëvëndësuar Klodian Kondin që tashme do të shkojë në policine e Pogradecit.
Edhe Drejtoria e Vlorës ka pasur më një ndryshim. Elton Alushi është emëruar zv.drejtor për hetimin e krimve.