Gazetari Lavdrim Lita deklaroi se Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) ka pasur informacione për ngjarjen që do t’i paraprinte 21 janarit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Lita u shpreh se atë ditë, policia nuk ishte e pajisur as me skafandra, teksa shtoi se protesta ishte e dhunshme.
“Kam qenë pothuajse observator në vijën e parë të kontaktit midis civilëve dhe policisë. Policia, në rreshtin e parë nuk kishte as skafandra, ishin me duar në xhepa dhe kjo ishte e pafalshme. Kishte informacione, jo vetëm policia, jo vetëm Shërbimi Informativ Ushtarak, i cili ka pasur jashtëzakonisht shumë informacion mbi ngjarjen që i parapriu 21 janarit, sigurisht që edhe Shërbimi Informativ ka pasur informacione.
Por megjithatë, policia atë ditë, ishte në vijën e parë, në momentet e para ka qenë totalisht me duar në xhepa dhe jo provokuese ndaj protestës. Protesta ishte dhunë”, theksoi ai.