Pafuqia e Rithemelimit për të bërë ndryshimin në Bashkitë – REDAKSIONALE

Kandidatët e Rithemelimit të Sali Berishës në Tiranë, Durrës dhe Elbasan kanë nisur fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit. Në Tiranë kanë filluar dëgjesat, në Elbasan fotografitë e përrejve, ndërsa në Durrës fotografitë në promovime librash.

Të 3 kandidatët janë të paqartë për lojën politike për të marrë 3 bashkitë më të mëdha të vendit. Janë pa puls dhe riprodhojnë skema si dëgjesa, fotografi apo shtërngim duarsh me intelektualë. Forma të stërpara propagande pa ndonjë ndikim të madh. Nuk kanë mësuar asgjë nga rekuperim i votave në Tiranë në 2011.

Mbajnë gjallë një gënjeshtër të madhe. E fitoi Berisha në KQZ, me pijanecin e Doçit.

Qytetarët janë lodhur me dëgjesat e Lalit, fotografitë e lalit dhe stërngimet e duarve me intelektualët e Lalit. Nuk kanë nevojë edhe për dëgjesat e Belos, fotogratitë e Belos apo duartshtërngimet e Belos. Duhet diçka tjetër, komplet, si qasje dhe si frymë.

Pafuqia e kandidatëve të Berishës duket ashiqare për të prodhuar frymë ndryshimi sepse as vetë nuk besojnë se janë ndryshimi apo sjellin ndryshimin e bllokuar me mafie dhe oligarki. Kandidatë janë kthyer në Berisha mode.

Kandidatët e Berishës janë kthyer tek politika e rëndomtë e përcaktimeve sipas tarafit të Berishës, për llogari të familjes së tij, që nuk cënojnë interesat e tyre me oligarkët. Jo vetëm që nuk i përmendin, por iu kërkojnë ndihmë për fushatë.

Janë pa fantazi dhe pa mendje. Qytetarët e Tiranës kanë një shprehje, qorr për qorr, zgjedh qorrin në oborr.

 

 

Latest articles

Related articles