ChatGPT, Inteligjenca Artificiale do shkurtojë me 20% vendet e punës brenda pesë viteve

Lançimi i ChatGPT (aplikacion softuerësh që përdoret për të zhvilluar një bisedë ), një chatbot i inteligjencës artificiale, në fund të vitit të kaluar shënoi një epokë të re dhe ngjalli frikë mbi efektin në tregun e punës.

Aftësitë për të shkruar poezi, skenarë, për të marrë provime dhe për të simuluar dhoma të tëra bisedash kanë bërë që disa të sugjerojnë se mund të marrë me shpejtësi punë në shërbimin ndaj klientit, shkrimin e kopjimin dhe madje edhe profesionin ligjor. Microsoft investoi 10 miliardë dollarë në ChatGPT dhe tha se teknologjia do të ndryshojë mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me kompjuterët.

Disa kompani po ofrojnë zgjidhje të inteligjencës artificiale për të automatizuar punët ‘njerëzore’ si Jounce AI, e cila premton ‘shkrim të pakufizuar të Inteligjencës Artificiale. Organizata DoNotPay po përdor ChatGPT për të mbrojtur njerëzit në gjykatë kundër gjobave për shpejtësi.

Një kompani që përdor ChatGPT për të automatizuar disa nga funksionet e saj është kompania fintech Twig, e cila përdor AI në marketing, financa dhe pjesë të tjera të biznesit.

Inteligjenca Artificiale do të jetë lehtësues, duke kryer funksione që do të përmiresojnë jetën e njerëzve në përgjithësi kundrejt zëvendësimit të punëve aktuale.

Latest articles

Related articles