SPAK kërkon shoqërimin e detyrueshëm të Ramazan Rrajës, policia blindon Niklën

Prani e shtuar policore është vënë re sot në zonën e Niklës në Fushë-Krujë.

Sipas burimeve me urdhër të SPAK, janë ushtruar kontrolle për gjetjen dhe shoqërimin e Ramazan Rraja, i njohur si nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Sipas informacioneve paraprake Ramazan Rraja nuk është gjetur në banesë, ndërkohë që nuk dihet ende çështja për të cilën kërkohet shoqërimi i nipit të deputetit.

Policia e ka shpallur në kërkim Ramazan Rrahjen dhe dy miqtë e tij Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimi të cilët dyshoheshin si persona që mund të kishin dijeni për masakrën te mbikalimi i Fushë Krujës ku u vra Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

Ramazan Rraja nuk u gjet dhe u shoqërua vetëm disa kohë më vonë teksa ishte kthyer nga Emiratet. U mbajt për disa orë në policinë e Tiranës dhe më pas u la i lirë. Iu kontrollua edhe automjeti i blinduar.

Latest articles

Related articles