Politologu, Mentor Beqa: Jemi në krizë politike dhe kjo i prodhon të gjithë krizat e tjera

Politologu, Mentor Beqa, duke folur për dosjen e incineratorëve thotë se ata do të duhet të ishin shtetëzuar që pas shpërthimit të skandalit.

I ftuar në “Ora e Betit” ai ju referua precedentit me operatorin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Beqa: Përpara kemi pasur shrehjen e famshme: Puno puno se do vjedhësh diçka. Tani kanë zbuluar forma të vjedhjes pa punë fare. Çdo para që buron nga buxheti futet drejtëpërdrejtë në xhep dhe kjo është skandaloze. Janë paratë tona që shpërdorohen dhe vidhen. Në një shtet normal kur shpërtheu skandali do të duhet të ishte pezulluar e gjithë veprimtaria. Prokuroria duhej të vinte në sekuestro të gjithë këto veprimtari, jo të bllokonte punën por të shtetëzohej. Kemi pasur rastin e operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike. Nuk ka ndodhur dhe nuk ka vullnet për të ndodhur. Jemi në krizë politike dhe kjo i prodhon të gjithë krizat e tjera. Krizat politike nuk zgjidhen me ligj.

Latest articles

Related articles